Partia Demokratike Shqiptare perseri sot ka leshuar reagim ne drejtim te oponentit te saj politike “Alternativa” e cila e paska akuzuar se ne te kaluaren PDSH e paska perdor pushtetin dhe bugjetin si beneficion i te pasurit pushtet per te ndikuar ne vota te elektoratit. Ata ne reagim kundershtojne kategorikishte keto akuza dhe japin sqarime te cilat mund ti lexoni me poshte.
Reagim
Në ecurinë fushatës parazgjedhore vazhdon të dominoj gjuha tejet e ulët dhe joserioze me tendenca manipulative nga kandidati për Kryetar nga radhët e AP“N”-së se “Asfaltimet e rrugëve, kanalizimet, ndriçimi publik, rregullimi i trotuareve janë bërë vetëm aty ku është i pozicionuar elektorati i PDSH-së”.
Kritika të tilla janë të pa kuptimta dhe tejet joserioze, sepse Asfaltimi, kanalizimet, ndriçimi publik apo dhe rregullimi i trotuareve bëhet për të gjithë qytetarët e Preshevës dhe e përdorin të gjithë pa dallim përkatësie partiake. Sepse nuk është diçka e që mund të ju dedikohet disave dhe të tjerë të ju ndalohet përdorimi për shkak të përkatësisë partiake. Këtu mund të përmenden disa nga projekte të realizuara nga pushteti lokal i udhëhequr nga PDSHqë përgënjeshtrojnë plotësisht kritikat e lartë përmendura. Asfaltimi i rrugës Bukuroc- Corrotic; Asfaltimi i rrugës për në Shoshaj të Epërme; Asfaltimi i rrugës nga varrezat e qytetit (B. Vukmirovic) deri në daljen e rrugës kryesore “15 Nëntori”; gjithashtu pllakat e betonit, kanalizimet, ndriçimi publik në të gjithë qytetin e Preshevës, pa përjashtuar asnjë bashkësi lokale si në Rahovicë, Raincë, Miratoc, Zhunic, në rrugët kryesore por edhe në ato dytësore. Andaj kritika të tilla drejtuar qeverisjeve të PDSH-së janë absurde dhe plotësisht të paqëndrueshme. Fatkeqësisht kjo tregon nivelin tejet të ulët intelektual dhe përgatitorë të kandidatit në fjalë. Qeverisjet e PDSH-së asnjëherë nuk kanë shpërndarë pllaka betoni në këmbim të votës, atë cfar po e bënë ju APN-ja.
Investimet e qeverisjes së Partisë Demokratike Shqiptare AS NUK MUND T’I PËRVETËSOSH (siç ke bërë dhe po tenton të bësh akoma) AS NUK MUND T’I POSHTROSH sepse ato janë bërë me qëllime shumë të pastra: Për lehtësimin e nevojave dhe jetës së qytetarit pa dalluar asnjëherë përkatësinë partiake të tyre. Ne kemi qenë në shërbim dhe shërbëtor të qytetarit dhe do të jemi edhe pas 24 dhjetorit.
Shërbimi për Informim pran PDSH-së