Me rastin e 550 vjetorit te vdekjes se heroti kombëtar agjencia e lajemeve “Preshea Jonë” ne Zvicer ka publikuar shkrime mbi nje ser aktivitetesh te komunitetit shqiptar ne Gjeneve dhe Zvicer.
Në komentin e saj portali online thotë se nëse e shikojmë me vëmendje bustin e “Skenderbeut” në Gjenevë të mbuluar me akull, akulli ka stilisur fytyrën e heroit tonë dhe duket sikur natyra I ka dhënë jetë bustit të bronxtë duke ruajtur fytyrën “Skenderbeut”, dhe pamjen e tij krenare. Busti I SKënderbeut është i vendosur buzë liqenit të Gjenevës, në një qendër evropiane i venë para 20 vitesh.
Deputeti i parlamentit zviceran i kendon shqip Skenderbeut në Gjenevë VIDEO
Redaksia e agjencise se lajmeve te Presheva Jone sot ne Gjeneve kane perkujtuar heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin Skenderbeun, me rastin e 550 vjetorit te vdekjes. Aty ishin Astrit Leka, iniciator i venies se bustit te kryeheroit shqiptar, me deputetin zviceran Sami Gashin dhe gazetarim e agjencise kombëtare te lajmeve “Presheva jonë” te cilët vunë lule tek busti i heroit kombëtar ne Gjenevë. Vizita ju be bustit, buze liqenit “Lac de Genève” prane te cilit u vene lule te fresketa te i cili mbetet gjithnje i fresket ne mendjen tone, kryeheroi yne kombëtar. Meqenese jemi ne pike te dimrit, te acarit me temperatura te uleta, ne 20 grade cel. Sikur te ishte gjalle Skenderbeu, per kete vizite sigurisht do të ishte pergjigjur “Vellau, miku i mire shifet ne dite te vëshitira ..”
Skënderbeu: Amenetin e keni quar deri në fund, Shipnia e Kosovës janë bashke? Po Preshevën ku e kam?
Nikoqiri “Skenderbeu” në Gjeneve ka pyetur mysafiret: Ma kane quar amanetin në fund, janë bashkuar Shqiperia e Kosova. Po Preshevën ku e kam? .. Ne u bëme se nuk po dëgjojmë. “Nuk po ndiejme mire, veshet na u kane mutuar se ftoft, furi i madh sidomos ne vete tona .. Liderët e kanë futur veshët n’lesh …”
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës ajo e Preshevës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.
Sot, shënohen 550 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës. Me rastin e 550 vjetorin e vdekjes shqiptaret e Zvcrës, kane kujtuar heroin kombëtar – Skenderbeun ne Gjenevëme nje ceremoni dhe inictiatve thjesht kombëtare ku heroi yne bashkoi sot shqiptaret nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Presheva në Gjenevës.
Qe 20 vjet Skenderbeu ruan shiptaret ne Zvicër. Rrugetimi i bustit të Skënderbeut nga Kruja në Gjenevë
Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet. Si një burrë i madh shteti, ai udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar. Me Kuvendin e Lezhës Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbër të organizuar.
Emri i Skënderbeut ka qenë burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, të harmonisë e të demokracisë.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq ne moshen 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë. Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Busti i Skenderbeut në Gjenevë i rrethuar e te bashkuar nga shqiptarët ne mes me iniciatorin e venies se bustit te kryeheroit tone kombëtar profesor Astri Leka
Gjatë punës 15-vjeçare në drejtimin e shoqatës ndërkombëtare për solidaritet dhe zhvillim të vendeve të lindjes, “Solidest”, me seli në Gjenevë, më është dashur të mësoj shumë dhe të veproj në shumë vende të botës, ku kam dërguar zërin e kombit tim dhe kam ndihmuar për ngritjen e dinjitetit të bashkëkombësve të mi pranë autoriteteve shtetërore. “Pas përgatitjes së një projekti për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, bust bronzi që e kisha paguar në vitin 1991 në Tiranë, mora iniciativën, duke iu drejtuar për këtë fillimisht autoriteteve zvicerane, deri sa më në fund ia arrita qëllimit, duke siguruar miratimin e këtij projekti pas gjashtë vitesh..” ka deklaruar sot profesor Leka për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër.
Kështu, busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor 1997. Më tej vijuam me projektet për ta ngritur atë edhe në metropole të tjera, ku sytë e shqiptarëve e kërkojnë e krenohen me bustin e Skënderbeut
Kurse depueti Sami Gashi deputet ne parlamentin e Gjenevës ka propozuar qe kjo date (17 janari) pra dita e sotme tashe tutje te mbetet nje vizite, shenim tradicoonal per cdo vit nga mergimtaret tane duke vizituar heroin tone Skenderbeun ketu buze liqenit ne Gjenevë.
Prova e përhershme e vlerësimit dhe respektit të thellë që kanë të tjerët për Skënderbeun, përveç botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët pos në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Preshevë edhe në të tjera evropiane, ndërkombëtare si në Gjenevë, Bruksel , Parisi … dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme në botë, ku janë vendosur monumente e buste të tij, ose që mbajnë emrin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” heroi kombëtar i Shqiptarëve