Ishte agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” e cila e para zhvilloi nje interviste me profesorin e njohur Rexhep Qosja i cili u shpreh boterisht se “Zgjidhja më e drejtë, Lugina e Preshevës me Kosovë, Veriu me Serbi!..” Kjo deklerate e akademikut kosovare beri jehone te madhe ne mediat ne Kosove dhe mbare ballkanin qe nga shum kush u mbeshtet, por nga disa edhe e kundershtua ideja e këmbimit te territoreve edhe pse flamuri serb sot valon ne Presheve dhe veri te Kosovës.
“T’i mbash serbët e Kosovës dhe shqiptaret e Luginës me zor në një shtet, te cilet nuk e duan, eshte e padrejte dhe okupim..” ka thëne dr.Rexhep Qosja ne nje interviste për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Megjithse idene e Qosjes e kane injoruar sikur Prishtina ashtu edhe Beogradi, por sikur e para shpesh Luginen e Presheves e quane “Kosove Lindore” apo te dytet “Veriun -Serbi”
Duket se me këto ide janë kurreshtar edhe te rinjte serbe dhe te rinj shqiptare. Nje debat me këte temm per here te pare nise ne Preshevë nga nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në kuadër të programit “Debat për dialog në Kosovë” që do te organizohet më 15 dhe 16 mars, dy panele në lidhje me probleme të pazgjidhura, pavarësisht nga ekzistenca e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe një panel me temën e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Kembimi i territoreve mes Kosoves dhe Serbise shkakton (de) stabilitet ne ballkan
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Beogradi organizoi debate brenda dialogut të brendshëm për Kosovën në komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Paneli i parë i mbajtur në Bujanoc, Ragmi Mustafa, nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve nga Bujanoci, tha se ideja e dhënies është një temë delikate që kërkon një bisedë serioze.
Nuk është e qartë në këtë moment nëse ndarja nënkupton shkëmbimin e territorit ose në ndonjë bazë tjetër ” tha Mustafa. Ai përsëriti pikëpamjen e tij se shqiptarët në jug nuk respektohen. “Dialogu midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe shqiptarëve nuk ndodhi këtu dhe kjo e vështirësoi zgjidhjen e shumë problemeve në Luginën e Preshevës për shqiptarët”, tha Mustafa. me idene e kembimit te terriortve ne ballkan, sidomos mes Kosves dhe Serbise edhe analistet nderkombëtar jane tendare, Perderisa disa thonë se kembim i territoreve mes Kosoves dhe Serbise shpien kah stabiliteti, disa tjere thone se kjo ide destabilizon rajonin..
Pas vdekjes se liderit te Lugines Jonuz Musliut a vdiq edhe Referendumi 1-2 marsit 1992?
Jonuz Musliu: Referendumi i 1-2 marsit 1992 garanton paqe dhe stabilitet mes Lugines se Preshevës dhe Serbisë dhe mbare rajonit !..
“Serbia duhet te pranoje Referendumin e 1-2 marsit 1992 që eshte konform Kartes së OKB-së qe ju garanton popujve autokton vetevendosje. Beogradi nuk duhet impoj pushkën, por t ju dhuroje shqiptareve te Lugines se Preshevës librat, dialogun, te drejtat e tyre legjitime..” kishte thënë lideri i Lugines se Presheves Jonuz Musliu pak dite para se te nderronte jetë, ne intervisten e fundit, për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”
Kemi nje pershtypje se pas vdekjes se liderit te Lugines Jonuz Mushiut “vdiq” edhe Referendumi, kush nga lideret tjere s’guxon ta permend?! pak nga frika e pak t’mos i dalur nga hatri Beogradit, i kane thene sot agjencise se lajmeve “Presheva jonë” ne Bujanoc analistet e Lugines. Por nga debati i fundit i organizuar nga YIHR me moton “Dialog me Kosovën” Organiazat Joqveritare-OJQ (ONG) duket se po rikthejne ceshtjen e vullnetit te popullit te shprehur ne Referendumin e 1-2 marsit 1992, pamavreisht se lideret heshtin apo po neglizhojne cëshjtjen e Referendumit te vitit 1992 me qellim per ta bere nje teme tabu?!
Ndryshe, Gani Rashiti nga Qendra për Avokim dhe Demokraci nga Presheva, me rastin e idesë se kbmbimit te teriotoreve tha se shqiptarët njeher kane morrur një qëndrim në Referendumin në vitin 1992. Shkëmbimi i territorit po ndodh, tha Rashiti, midis personave juridik ndërkombëtar, gjë që çon në njohjen.
Rashiti thotë se të gjitha këto ide janë rezultat i mos zgjidhjes së problemit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Fatmir Jahiju, nga Alternativa për Ndryshim, tha se shqiptarët në Serbi treguan gatishmëri të madhe për t’u integruar ne këte shtet.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Programit “Debat për Dialogun për Kosovën” do të organizojë panele më 15 dhe 16 mars në lidhje me problemet e pazgjidhura përkundër ekzistimit të Marrëveshjes së Brukselit, si dhe idenë e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës.
Prof. Ibrahim Kadriu: Nese lideret e kane harruar Referendumin e 1-2 Marsit 19092, populli asesi !
Me anashkalimin e Referendumit, liderët e Preshevës tradhtuan popullin dhe shkelën mbi gjakun e deshmorëve të UCPMB-së, ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” sociologu i njohur nga Lugina prof. Ibrahim Kadriu, njeriu numer dhe arkitekt i Referendumit te 1-2 marsit 1992 i cili ishte edhe kryetar i këtij procesi historik. Sipas prefesor Kadriut ne Presheve nuk ka ldier serioz, por misterioz, kolltukgjinj dhe e manipuluar. Keta lidere te cilet Luginen e Preshves ne Boegrad e qujane “Serbi Jugore” (“Juzna Srbija”) e në Prishtine “Kosova Lindore” merre me mend pasi harruan Referendumin e viti 1992, Presheva, 10-vjetorin e pamvaresise se Kosovës e priti me flamur te Serbisë?! Per mje shume mund te ndiqni videon poshte ku ne nje interviste ekskluzive per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” flet sociologu i njohur preshevar prof. Ibrahim Kadriu, Kryetari Kuvendit të Referendumit.