Medvegjë, 15 mars -“Qëllimi i kesaj vizite nga ana e kreut te KKSH-së eshte hapja e përfaqësise se saj që të jemi më afër dhe të vëmendshëm ndaj halleve të shqiptarëve të komunës së Medvegjës..” tha sot kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, z. Shyqëri Ymeri, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Shkruan: Prof. Rexhep Abazi

Medvegjë, 15 mars 2018. Komuna e Medvegjës, njëra ndër tri komunat e Luginës së Preshevës, është larg Preshevës e Bujanocit ofro 180 km, sepse duhet shkuar nga Lebana, Leskoci, Vranja, Hani i Vladikës, nga se rrugët natyrore më të shkurtëra e natyrore të dikurshme në mes të këtyre trevave, janë mbyllur me kufinjët në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që nga qershori i vitit 1999.

Çështja tjetër është se kjo komunë është zbrazur nga popullata shqiptare në vitin 1999, me veprimin e forcave ushtarako-policore të regjimit të Serbisë së atëhershme, kështu që afro 90% e populllatës shqiptare që nga ajo kohë jeton e zhvendosur jashta trojeve të veta.

Të pakëta janë familjet shqiptare që jetojnë në Medvegjë e që janë komplete me të gjithë anëtarët e tyre, sepse një pjesë e tyre jetojnë në mërgim, një pjesë të zhvendosur jashta vendlindjes, e pjesa tjetër në vendlindje. Njerëz pak e halle shumë janë në këtë komunë, thanë përfaqësuesit e shqiptarëve të Medvegjës, znj. Leme Xhema, nënkryetare e komunës, prof. Rexhep Abazi dhe z. Ismet Kadriu, këshillëtarë në kuvendin komunal, z. Kadri Hyseni, anëtar i Këshillit të komunës. Lajmi më i mirë nga ky takim, të cilin e komunikoi kryetari z. Shyqëri Ymeri, ishte se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vendusur të hapi përfaqësinë në komunën e Medvegjës, për të qenë më afër dhe në rrjedha të situatës në këtë komunë.

Ky lajm u prit me admirim nga përfaqësuesit shqiptarë në Medvegjë. Kryetari i KKSH, z. Ymeri dhe bashkëpunëtorët e tij u pritën edhe nga kryetari i komunës së Medvegjës z. Arsiq Nebojisha dhe bashkëpunëtorët e tij, ku u diskutuan çështje aktuale në këtë komunë, me theks të veçantë për format e diskriminimit.  Kryetari i K.Ekzekutiv i KKSH, z. Galip Beqiri tha se tani janë kushtet më të volitshme për një bashkëpunim më të mirë me Medvegjën. Urojmë për një bashkëpunim më të suksesshëm dhe më serioz se deri më tani.

SHPËRNDAJE