Preshevë, 24 mars -“Nuk do të ketë ndryshime në kufij, por unë do të doja të bëhesha pjesë e Preshevës dhe Medvegjës..” ka thene kyreparlamentari kosovar Kadri Veseli duke shtuiar se “E duam Preshevën, nëse Serbia na e jep, por s’kemi cka me i dhënë…” kjo deklatate sikur edhe ajo e meparshmja e Kadri Veselit duke “paralajmëruar Serbinë: Nuk do të ndalemi deri në Nish..” ka shkaktuar reagime siodmos ne mediat serbe, sa per muhabet, per te mbushur faqene gazetes ne kohe ende dimri ku ska aktivitet serioze ne ballkan, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Garat dhe krekosja e liderëve kosovar, se kush po flet fjale me të medhaja per Preshevën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur një deklarimi të Kadri Veselit, duke aluduar në këtë deklarim ka thënë se “Presheva Medvetgja dhe Nishi, kurrë nuk do të jenë pjesë e territorit të Kosovës, por gjithashtu Prishtina do të mbetet pjesë e Serbisë”.

Pas Gjuriqit, ka reaguar edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili duke ju kundërpërgjigjur deklaratave të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ka thënë “Ne jemi garantorë se askush nuk mund të na rrezikojë territorrin pa paguar një çmim të shtrenjtë për atë”, u kundërpërgjigj Vulin. Kadri Veseli nuk është i lumtur, sepse e di se Kosova kurrë nuk do të bëhet shtet, ashtu siç Presheva, Medvegja e Nishi kurrë nuk do të jenë pjesë e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës”.

Ndryshe, Kryetari i komunës së Gjilanit Ljutfi Haziri dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u përgjigjën mbrëmë në deklaratën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselj se ai do të dëshironte që Presheva dhe Medvegja të ishin pjesë e Kosovës, por se nuk kanë “asgjë për të dhënë”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, rreth Luginës, ka shkrua gazeta serbe JugPresse, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Ai shkroi në profilin e tij në Facebook: Shih ti, Luli paska thanë që Preshevën, Bujanocin e Medvegjën e marrim falë. Unë po i them që Kosova Lindore merret tue zbatue Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të miratuar me 6 qershor 2013, e cila nuk asht zbatue sot e asaj dite. Lul, falë s’ka n’këte dynja. Japim e marrim… A po kupton.”

Hashim Thaci kishte thene disa here, sidomos ne para te zgjedhjeve ne Kosovë, se “jam gardian” i shqiptareve ne Presheve dhe ballkan, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke përkujtuar se pergjgijert e qytezarev nga Presheva dhe MNitorvica se “para se te flasin lider kosvar per Preshfven ta kthejn veriouinh Kosovës icli eshte pushzruat mwe flamuj serbe , me vetura me regjstrime te Serbise dhe me dinare te Serbisë ne ate ish-pjese te Kosovës…”

Për fund cka te thuhet pas ketrye deklaratave pompoze?  Lideret kosovar, ne kohen kur u desht, s’mundën ta marrin Preshevën me pushke, tash duan ta marrin me facebuka?! Eu, Euuu vakia e Zotit…

SHPËRNDAJE