Së paku 60 persona kanë mbetur të vdekur pas një zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në Kemerovë të Rusisë.
Zyrtarët thonë se në mesin e viktimave mund të jenë deri në 41 fëmijë.
Ky zjarr është më vdekjeprurësi në Rusi që prej fundit të Bashkimit Sovjetik, ku shpërtheu në katin e epërm të qendrës tregtare në të cilën ndodhej edhe kinemaja.