Gjenevë, 13 prill -Mire se vini në Bar-Restaurantin kombëtar “Leart” ne Gjenevë që ofron sofren shqiptare plote specialitete tona në Zvicër (Découvrez tous les plaisirs d’une cuisine traditionnel albanais Balkanique  –  Restaurant LEART  à Genève – Avenue d’Aïre 40, 1203 Genève / Réserver Tel. 022 345 17 49)

 

Ne Bar-Restaurantin tashme te njohur “Leart” në qender të Gjenevës ju mirëpresin pronarët Fahredin Muja dhe Hysen Berisha te cilen ne nje bise ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” zbulojne kuzhinen tipike shqiptare plote spacialitite, duke zbuluar edhe sekretin, pse lakmojne aq shume shqiptaret per ta vizituar kete restaurant ne Gjenevë.

Gjeneva me 30 mije shqiptare , ka pasur nevoje për nje odë, sofër tradicionale gjitheshqiptare . Kjo edhe u arrite tek Restoranti “Leart” me mbi 300 (karriga) mysafire

Restoranti i pare në kantonin e Gjenevës qe ofron specialitete shqiptare dhe ato nga ballkani te te gjitha llojeve duke ofruar nga supa e deri tek bakllava eshte ne metropolin nderkombëtar ne Gjenevë me emrin Restaurant LEART ne qender te Gjenevës, në Charmilles ngjitë me Centre Commercial Planète, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në zemër të Gjenevës (Charmilles ) afer stadiumit te famshëm te futbollit gjendet  Restauranti LEART  Hysen ku na priten te dera ne kembë Berisha dhe partneri i tij, Fahredin Muja. Ata hapën restorantin e tyre “Leart” (Avenue d’Aire 40) dhe ofrojnë një meny me specialitete të kuzhinës tipike shqiptare. Jo vetem kaq, Restauranti “Leart” ne Gjenevë eshte dicka me shume se nje restuarant, eshte bere nje ode gjithkombëtare dhe vendakim, ure lidhese mes shqiptareve dhe zviceranëve, keshtu flasin me krenari për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” Berisha dhe Muja.

Muret, dyert, dritaret, orendit, edhe dritat janë nga trojet tona per t’i bere drite shqiptareve ne Gjenevë, per t’u ndier si në vendlindje

“LEART” ne Restauranti luksoz me mikëpritje dhe bujari shqiptare (muzikë shqiptare). Ne kete restorant ju mirepresin stafi profesional dhe sherbim korrekt dhe te shpejtë dhe me cmime modeste pothuajse si ne Bresalc apo Prishtinë e Kosovë. Stafi, djelmoshat dhe vajzat ne shërbim jane poliglot, ju presin ne disa gjuhe pos shqipes edhe ne frengjisht edhe ne anglisht, gjermanisht e italisht. Me pak franga njeri e heq mallin e Kosoves, vendlidjes jo vetem me amtosferen ne resaturant me muzike shqipe te rrethuara plote piktura artstike nga Kosova e Shqiperia por edhe me ushqime te shijshme qe 2-3 ore te duket se gjendesh n’midis Kosove.

Specialitetet e Restoranti “Leart” ne Gjenevë jane: Flija, burek, Qebapa, Qyfte, Pleskavicë (me kajmak), Pasul në Tavë, Gullash, Dollma, Pogaqe, Turshija, lëng speci etj… Deserte shtepiake: Bakllava, tatlia, Sutliash, Tolluma , Trileqe etj…

Stafi i Restoranti “Leart” ne Gjenevë shpjegon se vizitoret e tyre jane kryesisht familjar. Ne lokalet e ketij restauranti luksuz njekohesisht organizohen edhe tubime familjare e ahengje te ndryshme etj..Restoranti “Leart” ne Gjenevë organizohen ahengje te ndryshme. Fejesa, Dasma, Syneti, Ditelindje , Zhurka (party) e ndeja tjera gezimi deri tek festat tona kombetare si 28 Nentori pao 17 shkurti si dhe Viti i Ri dhe 8 marsi, shpjegon Fahredin Muja.

Në fundjavë, muzikë “të gjallë” shqiptare..

Stafi i Restoranti “Leart” ne Gjenevë per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” thone se restauranti i tyre edhe pse aty dominojne specilatete e gjera ushqimore kombëtare eshte nje resaturant, vendtakim “multietnik” sepse aty gravitojne pos myshterinjve shqiptare edhe zviceran, aty gravitojne shume edhe kliente jo shqiptar, sikur zvicerane ashut edhe te shume te huaj te huaj te cilet vijne jo vetëm për të “déguster” por edhe te ngopen me specialitetet, ushqimet tona tradicionale. ne kete restaurant shpesh jane pare duke ngrene darka e silla edhe personalitetet e qytetit të Calvinit, si kryetari i Gjenevës Rémy Paganie shume e shume personalitete tjera komunale dhe kantonole bashke me yjet e sportit dhe kultures shqiptare dhe zvicerane.

 Mu në mes të lokalit mund të shihet edhe një odë karakteristike e vogël, mbi të cilën shifen dy sofra druri, të vendosura mbi të ashquajturit qylyma dhe pustuqia (lëkurë dele) të kohës së vjetër, sofra si ne odat tona ku grupe te miqve mund të takohen e kuvendojne duke shijuar dhe ndarë këmbëkryq specialitetet e shumta të viseve tona shqiptare.

Ne rasturant , diten kur vizituam takuam nje personel shume bujar dhe mikëprites, te mrekullueshe ku ne mesin e ketyre gocave dhe djelmoshave te cilet na sherbyen bashke em kuzhinjeret zbuluam se perbenin Shqiperine Etnike, sepse aty hasem shqiptare nga Kosova e Shqiperia, Maqedonia e Presheva. Mikëpriija dhe shermbimi i tyre eshte ne nivel, cka secili pos shqipes dhe frengjishtes flasin edhe dy-tri gjuhe tjera botërore, keshtu qe mbeten gojëhapur, befasohen miqtë zviceranë dhe te huaj ne ekte metropol nderkombetar

SHPËRNDAJE