Organizata joqeveritare dhe jokiumanle “Kërko të Drejtën Tënde” në Preshevë kamzhvilluar nje poteste para komune dhe ne disda mjedise te qytetit te Preshevës me rastin  1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

 

Nuk duam rritje te rrogave me shku n’deti por per te blere buke fëmijeve tane

Aktivistë të kësaj organizate kanë vendosur mbishkrime të cilat e shprehin realitetin e hidhur dhe aktualitetin shqiptarë në këtë komunë me rroga me te vogla ne Serbi, siq u tha nga Enti i Stastikave ne Serbë, njofotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

“Në shenjë solidarizimi me ditën e punëtorëve, apo më thjeshtë të atyre “pak” punëtorëve në qytetin tonë, sepse e dimë se në vendin tonë papunësia ka arritur nivelin e lartë, edhe ai numër i vogël i të punësuarve ose janë të punësuar në rrethana partiake, me familjarizëm, njohuri të ndryshme dhe me anë të korrupsionit”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Sipas tyre padrejtësitë që po i bëhen qytetarëve kryesisht të papunëve, të diplomuarve që po bredhin rrugëve dhe atyre që fatkeqësisht nuk munden ta zhvillojnë profesionin e tyre, dhe shkaku i kësaj detyrohen që të punojnë për një pagë simbolike, si profesione të ndryshme alternative, ose ikin nga vendlindja për një jetë më të sigurtë.

Nuk duam rritje te rrogave me shku n’deti por per te blere buke fëmijeve tane, thane disa te rinj protestues për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”. Ndersa disa tjere te papune, thane se “kta bile paskan rroga, ne skemi fare, ne do te ikim nga Presheva te knaqen kta komunalit te bëjne cka te duan..”

SHPËRNDAJE