Strategjia serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe qëndrimi dinjitoz i shqiptarëve kundrejt serbëve vjen përmes librit të Jahja Llukës të botuar në gjuhën angleze, ‘Kosovo from “Naçertanie” to Independence (1844-2008). Doli në gjuhën angleze libri i autorit Jahja Lluka ‘Kosova nga “Naçertanie” deri te Pavarësia (1844-2008’), ‘Kosovo from “Naçertanie” to Independence (1844-2008)’, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Kjo është një vepër në formatin e një botimi akademik dhe universitar. Vështirimi i ri teorik, që sjellë autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndëkombëtare. Autori vjen me fakte të reja në këtë botim, duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë s’ë Kosovës, duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendosë përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe.
Baza e konfliktit shqiptaro -serb qëndron në mitizimin e historisë s’ë Serbisë, sipas s’ë cilës, çdo territor ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është, gjithashtu,miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se “serbët fitojnë në luftë dhe humbasin kohë në paqe “.Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullata serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan ketë konflikt për shekuj me radhë.
Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë, kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve,por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike,ku marrëdhëniet dhe konfliktet ndër etinike vëzhgohen në këtë studim në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare. Nga recensioni i Prof. Dr.Irna Peshkepia – Dobi