Sonte në qendër të Tiranës, në sheshin ‘Skenderbej’ ka performuar këngëtarja Rita Ora.
Në mesin e shumë të pranishmëve ishin edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me gruan e tij Anitën.
I pari i qeverisë, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe krenari që ta shijojë performancën magjike të Rita Orës në Tiranë.
I NGJAJSHËM
HARADINAJ: KAM KËRKUAR NGA MALI I ZI TË FILLOJMË ME KORIGJIMIN E DEMARKACIONIT
”Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.
Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj. / PreshevaJone