Gazetari i “Presheva Jonë” ne Kaliningrad me yjet e futbollit boteror, te NATI-it, ekipit zviceran Shaqirin, Xhemajlin, Xhaken dhe Behramin
Flet gazetari i “Presheva jonë” Kamer Idrizi pas kthimit nga Kaliningradi, qe ndoqi drejtpesedrejti Kampionatin Botëror “Russia – 2018”
(Nga i derguari yne special ne Kaliningrad)
Kampionatin Botëror i Futbollit, Rusi 2018
Ne Stadiumin e Kaliningradit ne mesin e 35.000 tifozeve sa nxen stadiumi i ketij qytetit, nuk ihste pa shqiptare, te cileve ju printe gazetari agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”. Kupa Botërore e FIFA-s 2018: Më shumë se 2.4 milionë bileta jane shperndare.
Gazetari yne ne Moske meson se skuadra e Zvicrës do të ketë në formacionin e saj 4 lojtarë shqiptarë. Shqiptaret sot ne Kaliningradin rus jane prezent si aktor (lojtar) edhe si telespektatore (tifoze).
Ekipi i kombëtarës zvicërane ende pa fillu loja, ishte optimist për fitorën e sigurt. Granit Xhaka ende pa fillu loja ka thënë : « Do t’i lëmë dy gola, ndryshe nuk ka kuptim të rrimë këtu ». E drejta universale për paraqitjen e simboleve kombëtare në moemente emocionuese, nuk duhet të mirret në asnjë mënyrë si arsye për ndëshkimin e lojtarëve Xhaka e Shaqiri nga ana e FIFA-së !
NACIONALISTËT SERBË PROVOKUAN ME FYERJE EKIPIN ZVICRAN
Rrefimi nga dora e pare, i te derguari special te agjencise se lajmeve “Presheva jonë” ne Rusis nga vendi i ngjarjes, Kamer Idrizi, i cili ka përcjellur nga afër ndeshjen Zvicër-Serbi, në Kampionatin Botëror « Rusia 2018 », simpatizantët e ekipit kombëtar serb gjatë gjithë lojës i kanë provokuar lojtarët shqiptarë të ekipit zvicran. Nacionalistët serbë të ndihmuar edhe nga një numër i simpatizantëve rus, pandërprerje thërrisnin parullat, « Kosova është zemra e Serbisë », « Shqiptarët duhet vrarë », pastaj shanin nënën shqiptare dhe pështynin veqmas në drejtim të Xhakës dhe Shaqirit.
Të vërbuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve, ata harronin se lojtarët me origjinë shqiptare, si shtetas zvicran, ishin aty të mbrojnë ngjyrat e kombëtarës zvicrane dhe në asnjë rast të provokojnë kundërshtarët sportiv të ekipit serb. Të bindur se futbolli dhe sporti në përgjithësi i afron dhe fisnikron njerzit, lojtarët e kombëtarës zvicrane shprehnin kulturë dhe ndjenja miqësore ndaj sportistëve dhe publikut serb të cilët gjatë tërë kohës provokonin me këngë e parulla nacionaliste antishqiptare, deklaron Kamer Idrizi.
Ndjenja nacionaliste dhe politike antishqiptare, ka shprehur hapur edhe trajneri serb, Mladen Kërstajiq, i cili përshëndeste thirrjet e tilla të cilat janë në kundërshtim të plotë me rregullat sportive dhe të vet Federatës së Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Simbolika e Xhakës dhe Shaqirit me duarë në formë të shqiponjës, ka ardhur vetvetiu nga emocionet e fitorës bindëse dhe vullneti i milona shqiptarëve që e kanë pritur me padurim fitorën e ekipit zvicëran. Një simbolikë e tillë në asnjë rast nuk i ka fyer e cënuar ndjenjat kombëtare serbe. Kjo simbolikë nuk paraqet urrejtje ndaj vlerave e simboleve të popullit serb, ndaj nuk ka asnjë arsye të ndëshkohen lojtarët e kombëtarës zvicërane, Xhaka e Shaqiri.
Paraqitja e simboleve kombëtare në forma të ndryshme, pa i fyer simbolet e të tjerëve, është e drejtë universale dhe kjo nuk duhet të jet në asnjë mënyrë arsye për ndëshkimin e lojtarëve Xhaka e Shaqiri nga ana e FIFA-së !
Historia e futbollit zviceran, shkruhet me emra shqip Në listën e ngushtë të 10 transferimeve më të shtrenjta të futbollit zviceran, gjysma janë shqiptarë
Xherdan Shaqiri, 21 milion euro
Blerim Xhemajli, 13 milionë euro
Granit Xhaka, 10 milionë franga,
Valon Behrami, rreth 9 milionë euro.. Shkruan : Ismet Rashiti