Pesë persona, prej tyre dy të rritur dhe tre fëmijë kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur në magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës, 45 km larg kryeqytetit kosovar, Prishitnës. Sipas informatave të para, pesë të vdekurit ishin një familje, prindërit dhe tre fëmijët e tyre, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone” duke ju referuar burimeve te policise.
Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Aargau të Zvicrës. Mëson se bëhet fjalë për kryefamiljarin J.S, 32 vjeçar, këto informata janë konfirmuar nga një familjar i viktimës
“Aksident i rende komunikacioni ne Biraqe te Suharekes Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMW dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe”, ka rapotuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Po ashtu, vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca.
Kujtojmë se Zona e Biraqit është në dalje të Suharekës në drejtim të Prishtinës. Kjo rrugë është përcjellë edhe më parë me aksidente pasi rruga ka kthesa të shumta.
Po ashtu, vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca.
Kujtojmë se Zona e Biraqit është në dalje të Suharekës në drejtim të Prishtinës. Kjo rrugë është përcjellë edhe më parë me aksidente pasi rruga ka kthesa të shumta.