Prishtinër, 28 korrik -Ceremonia komemorative e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, nisi sot ne oret e mengjesiut në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë ne pranine m ijera qyetareve nag mabre viset shqiptae, Kosova, Shiperia, Maqedoniua, Lugina e Preshevës, Janina e Diaspora, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se baca Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët por i veçantë me veprën e tij
Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët u nisen drejt varrezave të Velanisë. Varrimi u bë në ora 12:00 me nderime ushtarake si nje burreshteta, ku moren pjese perfaqesues nga shetit shqiptare dhe lidere nga gjitha trojet entike ne ballkan.
“Ishe i vetëm për të drejtën e plotë, kur të tjerët ju gezuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti dhe nga liria jote më shumë se të gjithë ne për së gjalli”, tha Haradinaj
Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili u shpreh se Adem Demaçi qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët.
“Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove. Do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar. Sot fjalët bac janë të paketa për ty, dhimbja është sa një mal”, tha ai. Mases ju drejtuar edhe lideri i BDS-se nga Maqedonisë Ali Ahmeti.
Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.