Prishtinë, 9 shtator -Presidenti i Kosoves Hashim Thaci javën e ardhshme do te vizitoj Luginen e Preshevës i cili do te qëndroj dy dite rresht. Eshte kjo vizite historike e nje presidenti te Kosovës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jëne” duke u referuar burimeve te kabinetit të presidentit.
Delegacioni i presidentit kosovar, sipas burimeve nga kabineti, perbëhet nga gjashte anetare, tre ministra ai i ekonomise, drejtesie dhe kultures) ku do t’i shoqeron edhe nga komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.
Autoritetet nga Lugina ftojne Thaçin për ta vizituar Preshevën
Korrespondenti i agjencise se lajemeve “Presheva Jonë” ne Prishtinë ka mesuar, se vizita e Thacit do te nis te merkuren e ardhshme me Preshevën ku do te pritet nga autoritet lokale. Do perkujtuar se diteve te fundit perfaqesuesit nga Lugina e Presheves kane takuar presidentin Thaci nja 2-3 here, meqe rast ishte ftuar per vizite ne Preshevë.
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i kërkohet që të vizitoi Luginën e Preshevës.
Kjo kërkesë vjen sot edhe nga organizata ‘Shpresa’ në Bujanovc. “Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës” ka shkruar kryetari i organizatës, Nevzad Lutfiu.
Hashim Thaci kaherë kishte zgjuar interesim per te vizituar Luginen e Presheves. Ai ne biseden e fudit per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ishte shprehu se do te vizitoje Presheven pse jo edhe Nishin e Beogradin. Por sipas tij kjo vizite do te realizohet me ndihmen e Brukselit dhe me pelqimin e Beogradit dhe gjithecka do te shkoje ne menyre protokulare.
“Ne Presheve, une nuk do te shkoj si Hashim, por si president i Republikes se Kosovës” ka thëne Thaci.
Vizitën ne fjale e ka pershëndetur edhe BE sipas te cileve kjo eshte ne frymen e bashkepunimit dhe normalizimit te marëdhënive mes Kosoves dhe Serbisë.
Në kuder te kesaj vizite te Hashim Thacit ne Luginen e Preshevës mesohet se Kosova do te financoj disa projket zhvillimore ne sferen ekonomike dhe kultures ne rajon.
Fillimisht do te nenshkruhen tri marrëveshje duke rikonfirmuar bashkpunimin dhe mbeshtetjen financiare nga qeveria e Kosves dedikur Lugines se Preshevës. Thaci ne diten e dyte, para se te niset per Bujanoc dhe Medvegjë do te vizitoj shkollen e mesame “Skenderbeu” ne Preshevë dhe shkollen fillore “Migjeni” ne Caravajke i cili do t ju shpërndaj paisje shkollore nxenësve te ketyre shkollve te lena pasdore.
Marreveshja e pare do te jete ne Bujanoc e cila eshte veq ne proces per ndihma me 40 mije euro, e dyta ajo në Presheve mbi 100 mije euro, ndertimin e nje kopshti, parku femijesh. Ne nderkohe ai do te vizitoj edhe branen (penden) e Rahovices ku do te angazhohet ne riparimin e saj për te mundësuar festivalin e notarëve ballkanit që do te mbahet vitin 2020.
Sa i perket vizitave ne Preshevë te personaliteteve te larta te rajonit do përkujtuar se ato nga Shqiperia kane vizituar me se shumti Luginen e Presheves. I pari ishte presidenti Bujar Nishani (7 mars 2017) presidenti Iliri Meta (30 prill 2017 dhe 26 nëntor 2017) pastaj Serbia edhe me nje vizite te Aleksander Vucicit (15 korrik 2015) cili madje fitoi nje mirenjohje nga preshevaret dhe Maqedonia nga vitita e fundit e kryeparlamentarit shqiptar Talat Xhaferit (23 mai 2018). Kurse ato kosovare edhe pse Luginen e Preshevës ne cdo kater vjet e quajnë “Kosove Lindore” por deri tash fatakeqesisht nuk kane vizituar asnjehëre?! Prandaj edhe vizita e javes se ardhshme e Hashim Thacit ne Presheve do te jete nje vizite historike, ka shkruar ne fund agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”