Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta parakohe të kolegut dhe mikut tonë të shtrenjtë, Ibrahim Rexhepi. Gazetari i njohur në krejt hapësirën shqiptare dhe me gjerë, ndau përvojë dhe kontribut profesional të spikatur. Ai konsiderohet zëri dhe pena e afirmuar e lëvrimit të gazetarisë ekonomike si dhe mbështetës e përkrahës i pakursyer i gjeneratave te sotme të reja në gazetarinë shqiptare.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë me Ibrahim Rexhepin një përvojë të gjatë bashkëpunimi dhe veprimtarish, duke qenë promovuesi i parë i çmimit “Vangjush Gambeta” për konkurset e gazetarëve të ekonomisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Puna dhe kontributi i tij është vlerësuar dhe njohur nga organizata dhe juri te shumta gazetarësh.
UGSH ndien dhimbjen e thellë të anëtarësisë së vet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të shtrenjtë.
Ngushëllime familjes Rexhepi dhe gjithë të dashurve të kolegut tonë! I paharruar qoftë gazetari Ibrahim Rexhepi!
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptarë