“Presheva Jonë” dhe AJASE i shkruan OSBE-se, IFJ dhe Reporters S. Frontieres: Mediat serbe te ndalin gjuhen e urrejtjes ndaj shqiptarëve (“Šiptar”, “Fašist”)..” ky titulli i reagimit te agjencise se lajmeve “Presheva jonë” javen qe e lam pas, i cili medum i vetem ne gjuhen shqipe ne Luginen e Preshevës në bashkëpunim me AJASE ngriti zerin lart deri ne Bruksel dhe Viene duke kërkuar nga organizata nderkombetare te ndalet zhargoni fyes i mediave serbe si ne kohen e Miloshevicit kunder shqiptarëve i cili i fyente me termin “siptari”
Pas nje ser reagimesh te “Presheva Jonë” ne OSBE dhe Bruksel, Serbia dorëzohet, gjykata e Beogradit e pranon: “Šiptari”- fjalë fyese. Nisin dënimet ndaj gazetave serbe…
Nuk kalon dite që të mos hasësh në mediat serbe, sidomos ato bulevardeske, shpifëse dhe ultranacionaliste fjalën «šiptar». Shumica e këtyre mediave janë nën kontrollin e regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili në vitet ’90 ka qenë ministër për Informata i Sllobodan Millosheviqit. Tani Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë një vendim të rëndësishëm kundër përdorimit të fjalës «šiptar».
“Šiptari” janë kriminele , terrorista, jane fajtorë për gjithçka, «šiptari» xhihasdista , «šiptari» blejnë pronat e serbëve, «šiptari» duan të përndjekin serbët nga Kosova, «šiptari» pothuaj çdo ditë përgatisin diçka të keqe kundër Serbisë. Është kjo një fjalë fyese, një fjalë me të cilën gazetarët dhe politikanët serbë, jo vetëm ata nacionalistë, duan t’i nënçmojnë shqiptarët, t’i përshkruajnë si «racë e ulët».
Kjo retorikë nxitëse dominon titujt e gazetave si «Informer» po ashtu edhe ne “Pravda” “Sputinik” , “Srbija danas” «Kurir» dhe webfaqe të nëntokës parapolitike serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e cila gjate ketij viti ka ngtriru vazjhdimisht zerin, madje ne bashkepunim me Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë-AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE) si parntere e Reporters sans Fronitieres dhe Federates Nderkombërtare te Gazetareve (IFJ) në Bruksel.
Duke se ky reagim, bashke me dhjetra reagimet e mehershme nga kjo agjencia shqiptare nga Presheva më në fund nazahimi i saj rezulton me ate cfare kerkohej dhe pritej, ku pas dy decenies nga mposhtja e regjimit te dikatorial te Milosheviqit Gjykata serbe e pranon se fjala “siptari” eshte fyese!
Termi “Shiptar” konsiderohet politikisht i pasaktë dhe ofendues në gjuhën serbe për anëtarët e nacionalitetit shqiptar . Gjithashtu, për të thirrur një serb “Šiptar”, sipas qendrimeve të gjykatës, është i njëjtë me atë që shënon dikë që lufton kundër interesit kombëtar (“Termin “Šiptar” se smatra politički nekorektnim i uvredljivim sadržajem u srpskom jeziku za pripadnike albanske nacionalnosti. Takođe, nazvati nekog Srbina “Šiptarom”, prema stavu suda, isto je kao i označiti nekog ko se bori protiv nacionalnog interesa”)
Gjykata e Lartë në Beograd lëshoi aktgjykimin e shkallës së parë të 19 shtatorit 2018 në procedurën civile kundër prokurorit Anita Mitiq kundër të akuzuarit Skuadra e Insiderit (Informer) dhe Dragan J. Vucicevic, duke pretenduar se duke publikuar informacione në edicionin e gazetës “Informator” nga 19 janari 2017, neni “Fashistët Sulmi” ka shkelur të drejtën për të ndaluar fjalimin e urrejtjes nga neni 75 i Ligjit mbi Informacionin.
Në fillim të vitit 2017 gazeta «Informer» kishte sulmuar rëndë disa aktivistë serbë të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata e ka dënuar gazetën «Informer» për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe shkeljes së nderit të aktivistes Anit Mitiq. «Informer» është ngarkuar nga gjykata t’i paguajë paditëses Mitiq një dëmshpërblim prej 100 mijë dinarë (rreth 840 euro) dhe 71 mijë dinarë (595 euro) për kompensimin e shpenzimeve të procesit gjyqësor.
Sipas agjencise se lajmeve “Presheva jonë” urrejtja e serbeve ndaj shqiptareve vazhdon fatkeqesisht edhe ne mediat serbe edhe ate para hundeve te OSBE-së ne Beograd.?! Serbia si mud te korrigjoj kufriin me Kosoven, kur ajo s’eshte ne gjendje te korrgjoj gjuhen poshteruese ndaj shqiptareve?!
Sipas AJASE dhe gazetareve shqiptare nga Presheva “fjalori i urrejtjes dhe i fyerjeve i takon së kaluarës. Gjuha fyese nga koha e diktatorit serb Millosheviç si “Siptari” duhet të hiqet nga mediat serbe, ndryshe nuk i bën mirë vetë Serbisë, e cila po bëhet gati t’i bashkëngjitet familjes së madhe Evropiane, BE-së”.
The press in Balkans: Serbian media continues using Milosevic’s rhetoric against “Šiptari” (Albanians) in front of OSCE’s nose
Press Agency “Presheva Jonë” from Presevo and The International Association of Albanian Journalists in Switzerland and Europe (AJASE) has on several occasions addressed this situation with the Reporters Without Borders, International Federation of Journalists end OSCE in Wiena -Belgrade encouraged them to use their authority to stop the use of hate speech and racism by Serbian media against Albaniansin the Presevo Valley region with language from the Milosevic era ( “siptari”, “fasist”, “Kosovo i Metohija”, “kosmet”, “terroristi”, “vehabisti”, “islamisti” ) which in the long-term will not advance Serbia’s EU integration process. In Kosovo, Albanian media were sentenced to pay fines up to 20 and 30 thousand Euros after offending Serbs with hate speech language (“Shkije”), whereas in Serbia, Serbian media continues to offend Albanians in front of OSCE’s nose.