Haxhi Krasniqi ka arritur të mbrojë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).
Në Dessau të Gjermanisë ai mbrojti për herë të parë titullin e më të mirit të Evropës ndaj boksierit nga Venezuela Ronny Landaeta.
Në një ndeshje spektakolare Krasniqi arriti ta fitonte takimin me vendim unanim të gjyqtarëve.
Krasniqi ia ka shkaktuar humbjen e parë Landaetas në boksin profesionit, i cili deri më tani ka shënuar 16 fitore.
Përfundon meçi, pritet vendim i jurisë
Robin Krasniqi u rikthehet në ring sonte për t’u përballur me Ronny Landaetan.
Ka përfunduar para pak çastesh meçi mes Robin Krasniqit dhe Landetas.
Shumicën e kohës dueli ishte i barabartë, derisa vendimi i jurisë pritet të mirret pas pak.
Raundi XI:
Ka përfunduar edhe raundi i 11-të.
Ky raund ishte në favor të Krasniqit, cili krejt në fund dha një goditje të hatashme.
Raundi IX:
Ka përfunduar edhe raundi i nëntë.
Ky raund i takoi kundërshtarit të Krasniqit, i cili ishte më konkret në ids goditje.
Raundi VII:
Ka përfunduar edhe raundi i i shtatë.
Edhe ky raund ishte thuajse i barabartë, pasi të dy bokserët tubuan pikë përafërisht të barabarta.
Raundi IV:
Ka përfunduar edhe raundi i katërt.
Ky raund ishte thuajse i barabartë pasi të dy bokserët po tregon mjaft të matur.
Raundi I:
Ka përfunduar para pak çastesh raundi i parë i sfidës.
Robin Krasniqi është në epërsi, derisa plasoi një goditje fenomenale.
Meçi është i vlefshëm për titullin EBU (European Super Middleweight).
Ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim eventual sa i përket kësaj sfide.
***
Robin Krasniqi do të rikthehet në ring sonte për t’u përballur me Ronny Landaetan, boksierin nga Venezuela, i cili doli në skenë vetëm pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.
Para meçit, Krasniqi ka thënë se ekipi i Landaetas dhe promotori i tij meritojnë respekt që ia dolën ta caktonin këtë meç për një kohë shumë të shkurtër.
“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mia do të shkonin huq” – ka thënë Krasniqi.
“Ai (Landaeta) do të jetë ndryshe në ring. Qetësia e tij tregon se a është përgatitur mirë, duket i sigurt, ka vetëbesim,” – u shpreh boksieri shqiptarë
Ndryshe, dy boksierët do të zbresin në ring pas pak çastesh në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, për të luftuar për titullin EBU (European Super Middleweight).
Për Haxhi Krasniqin kjo do të jetë lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 48 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata. Në anën tjetër për boksierin venezuelian, do të jetë ky meçi i 17-të, ndërsa deri më tani nuk dinë për humbje, duke regjistruar 16 fitore.