Deshmori Fatmir Ibishi ra në luftën e pabarabartë me armikun duke luftuar për Shqipërinë, sepse e dinte se aty ku flitet shqip i thonë Shqipëri, thanë të pranishmit sot në Koncul ku ishin tubuar për t’i bërë homazhe dhe rrespektuar shembëlltyrës së heroit tonë.
Koncul, 26 shkurt / AIK-Presheva Jonë
Ashtu siq kishte paralajmëruar zyrtarët e OVL-së së UCPMB-së sot është shënuar dymbëdhjet vjetori i rënies heroike (26. 2. 2000) në frontin e luftë përballë armikur serb, me uniformën ushtarake të UCPMB-së. Një delgacion i prirë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së është përkujtuar sot rënia e dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, duke Bërë homazhe në Koncul, në vendin e rënies si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
Dëshmori Fatmir Ibishi nuk mund ta ndalte luftën pa u çliruar të gjitha trojet shqiptare. Ai ra në luftën e pabarabartë me armikun duke luftuar për Shqipërinë, sepse e dinte se aty ku flitet shqip i thonë Shqipëri, thanë të pranishmit. Pas homazheve delegacioni në fjalë tok me bashkëluftatarët, vizituan edhe familjen e dëshmorit Fatmir Ibishi duke u shprehur ngushllimet.