Gjenevë, 10 dhjetor -Sot në Gjenevë, mu në Diten Nderkombëtare të të Drejtave te Njeriut eshte mbajtur një konference me gazetarë boteror dedikuar të zhdukurve ne Kosovë

Edhe pas 20 vitesh të clirimit te Kosovës dhe pas 10 vitesh pamvaresie ceshtja e personave të zhdukur edhe me tutje mbetet plage e familjareve të tyre ku end enuk dihet per fatin e mbi 1600 personave në shtetin më të ri në Evropë.

Para gazetareve nderkombëtar sot ne Gjenevë folën:Jahja Lluka, keshilltar i kryeministrti dhe drejtor i arhives per personat e zhdukur, Ibrahim Makolli, shef i delegacionit të dialogut te Brukselit Kosovë-Serbi mbi te zhdukurit, Kushtrim Gara, shef i komisionit qveritar per te zhdukurit ne Kosovë, Arsim Gerxhalu, drejor i mjeksise ligjore dhe Kushtrim Maliqi, gazetar etj..

Dlegacioni nga Prishtine ne Gjenvë flanderuar ICRC dhe Qeverine zvicerane per zbardhjen e te zhdukurve në Kosovë

Pyetejes se RTV21 rreth zgjdhjes se ceshtje se te zhdukurve ne kuader te dialogut te Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë z.Jahja Lluka nga komisoni i te zhdukurve te qeverise Haradinaj tha se “Prioritet i qeverise sone eshte padyshim gjetja e te zhdukurve ne Kosovë përmes Kryqit te Kuq dhe mekanizmave tjera nderkombëtar.

Beogradi nduhet ta kete një gje te qarte se nuk do kete integrime evropiane, as pajtim apo marrëveshje me Serbië, rrespektivisht mes Vucicit dhe Thacit, pa kërkuar falje dhe zgjidhjen e personave te zhdukur ne Kosovë, per cka autoritet serbe kane informacione te duhura, pasi që eshte edhe autore e tyre.

Ceshtja e te zhdukurve ne Kosovë duhet te jete prioritet, para atyre politike apo kufijve.. në dialogun e Brukselit ku Serbia pretendon ndarjen e Kosovës, u tha sot ne Gjenevë.

“Nje marrëveshje eventuale mes Kosoves dhe Serbise ne Bruksel pa zgjidhjen e problemit personave te zhdukur ne Kosovë nuk besoj se do te ndodhë.” tha ne vazhdim z.Lluka.

Delegacioni nga Prishtine, gjegjesisht nga Qeveria e Kosovës sot ne Gjeneve kane falenderuar angazhimin jo vetem ICRC por dhe kontributin e autoriteteve zvicerane për te zhdukurit ne Kosovë, sipas te cileve shume projekte jane mbeshtur financiarisht nga qeveria zvcerane.

Duke ju përgjigjur pyetjes se gazetarit te “Presheva Jonë” se cili ishte apeli i Prishines sot ne Gjenevë rreth te zhdukrve z.Lluka, sikur edhe Ibrahim Makolli në vazhdim para medive boterore apel kerkuar ndihme nga komuniteti nderkombëtare per te bere trysni ne regjimin e Beogradi ne zbulimin e qindrave personave te zhdukur, per te cilet sot e kesaj dite, as pas gati 20 vitesh nga clirimi, ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

SHPËRNDAJE