Burime të gazetës “Bota sot”, kanë bërë të ditur se këshilltarja e partisë së Shqiprim Arifit (APN), Fetanete Mehmedi pritet të largohet nga ky subjekt dhe të dalë si e pavarur.
Nuk dihet ende se cili do të jetë përcaktimi i saj si këshilltare e pavarur dhe si do të rrjedh politika në Komunën e Preshevës, po një gjë është e sigurt, pushteti lokal në Preshevë nuk është aspak stabil.