Pas përleshje në Kuvendin e Preshevës mes dr.Skdner Destanit dhe Shqiperim Arifit ne emsin e vitit te kaluar, përleshje e radhes fizike ka nodhur në mes të Shaip Kamberi dhe një mjeku, kane raporetuar mediat kosovare.
Administrata komunale, respektivisht zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit është shndërruar në arenë boksi.
Një përleshje fizike ka ndodhur mes një mjeku shqiptar dhe kryetarit Shaip Kamberi në zyrën e këtij të fundit, duke u grushtuar dhe përdorur fyerje ndaj njëri tjetrit, shkruan portalet lokale.
Si pasojë e kësaj përleshje fizike mësohet të ketë qenë konkursi i fundit për pranim të mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Përkundër premtimeve të pushtetit se çdo mjek shqiptar do të punësohet, si duket kjo nuk ka vlejt edhe për mjekun, emër i njohur.
Mos përmbushja e premtimeve elektorale po sjell nervozizëm të shumtë te qytetarët, e njëra ndër to është edhe ky rast.
Ju kujtojmë se kjo është hera e parë në historinë e komunës së Bujanocit që ndodhë përleshja fizike mes palëve dhe kryetarit të komunës. Nje jhallakame tille kihste ndohdur edhe ne Preshevë. Nes seancen e fundit të IV-të e Kuvendit komunal pas një perleshje gati fizike ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani, ka raportuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Debati filloi te nxehet që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur Skender Destani i prvokuar u përpoq t’a sulmoj fizikisht kryetarin Arifi.