Përfaqësuesit e pushtetit lokal në komunën e Medvegjës nuk përkrahin investimet që realizojnë medvegjasit në këtë komunë.

Përkundër investimit kapital që ka bërë pronari i kompanisë Med Invest, Muharrem Salihu me hapjen e fabrikës së çorapeve deri më tani nuk është vizituar asnjëherë së paku kjo kompani nga drejtuesit institucional të pushtetit lokal në Medvegjë ku bashkëqeverisin shqiptarët dhe serbët.

Salihu për portalin preshevacom ka deklaruar përvec mos ndihmesës apo përkrahjes për hapjen e biznesit në qytetin e Medvegjës ai është përballur me pengesa të ndryshme.  Hapja e fabrikës i ka penguar ata sepse medvegjasit kanë siguruar familjet e tyre përmes vendeve të punës e që tani e tutje nuk manipulohet politikisht për një kafshatë goje nga ata që i mashtruan vite të tëra duke kontrabanduar me votën e tyre ka thënë pronari i kompanisë Med Invest, Muharrem Salihu./presheva.com/

SHPËRNDAJE