Burime të sigurta të “Presheva Jonë” mësojnë se së shpejti kryetari i Komunës së Mitrovicës njëherit nënkryetarë i AKR-së, bashkë me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës njëherit kryetarin e AKR-së dhe biznesmenin Behgjet Pacolli, po planifikojnë hapjen apo rivitalizimin e një fabrike në komunën e Preshevës.

Bahtiri gjatë një interviste për “Bota Sot” dhe gazetarin Kushtrim Maliqi ka folur për investimet dhe bizneset e tija, ku ndërë të tjera, në pyetjen nëse së shpejti mund ta hap ndonjë fabrikë në Preshevë, ai ka thënë se “Është e vëretetë, unë kam qenë atje e kam vizituar një fabrikë, me siguri paskeni dëgjuar. Jemi duke punuar në atë drejtim bashkë me Pacollin për një fabrik atje, mund t’ju themë se gjërat janë afruar goxha. Nuk mund të ju them për detaje, por po punohet për të investuar së shpejti atje”.

SHPËRNDAJE