Drilon RrahmaniNGA DRILON RRAHMANI Shumica e shqiptarëve të Kosovës, po derdhin lot krokodili për Katedralen “Notre Dame” që u dogj dje në kryeqytetin francez. Ata që po e “vajtojnë” këtë, madje edhe duke mos e ditur as historinë e saj, e që kanë dëgjuar për herë të parë për të vetëm dje, kur u shpërnda si lajm që u dogj.

Ky tentim “civilizimi” i rrejshëm, tregon një ligësi dhe pa interesim për t’i kryer së pari “detyrat e shtëpisë”, pasi që ka objekte kulturore dhe me vlera të mëdha të kohës në Kosovë, që janë në prag të shembjes nga lënia pas dorës e shtetit të Kosovës.

Kullat e Jasharëve në Prekaz, tash e sa kohë nuk po restaurohen, duke i lënë ato në gjendje të mjerueshme, madje kur dihet se ka edhe shumë vizitorë atje.

E njëjtë është edhe me shtëpinë-muze të Xhafer Devës në Mitrovicë, e cila jo vetëm që nuk po restaurohet, por ka pasur një nismë për shkatërrimin e saj nga komuna. Këtë e ndalën disa OJQ atje.

Qeveria e Kosovës, sidmos kjo aktualja, po shpenzon vazhdimisht para nga arka e shtetit për gjëra të kota, e nuk është në gjendje ta ndajë një shumë për t’i rregulluar Kullat e Jasharëve, të cilat janë simbol i lirisë së Kosovës.

Tërë këto reagime për “Notre Dame”, nëse do të ishin për Kullat e Jasharëve, me siguri se do të kishin ndikim të qeveria e Kosovës, e cila me një presion të tillë ndoshta do të ndërmerrte hapa në drejtim të kësaj.

SHPËRNDAJE