Eu Ramush he burrë i dheut
ti ia zbardhë faqen atdheut
Me fjalë të bukura gojëlirë
të përgjigjesh nuk di mirë
Kur të pyesin sa para ke
ti u thua i pasur s‘je!
Gjer tek hunda e ngre gishtin
„Pasuria s‘e përmbush mjaftueshëm shpirtin!“
Flet me rritulla o Ramush trimi
„Është kompletuar elementi material i imi!“
Pas elementit material ç‘të duhet ai politik
merr një fyell bariu e në bjeshkë ik!
Në bjeshkë të Zhlebit apo në Çakor
se kot e ke marrë titullin:profesor?!…
-DIBRAN DEMAKU-