Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar një video ilustruese e shpjeguese të procesit të legalzimit të pëshpejtuar që ai ka premtuar se do ta përmbushë brenda dy vjetësh.

Sipas Veselit kjo çështje është një ndër kryesoret në fushatën e tij zgjedhore sepse prek mbi 352 mijë familje dhe bllokon rreth 10 miliardë euro kapital që nuk mund të qarkullojë në ekonomi si pasojë e mungesës së fletave poseduese.

”Mbi 352 mijë familje nuk mund t’i gëzojnë ligjërisht pronat e tyre të patundshme, për shkak të paaftësisë së administratës për t’iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim. Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete atyre.

Përmes legalizimit të përshpejtuar, brenda dy vjetësh, mbi 10 miliardë euro kapital do të bëhen pjesë e ekonomisë sonë. Posedimi ligjor i pronësisë do t’i bëjë qytetarët të ndjehen më të lirë, më të pasur, me mundësi më të shumta dhe më optimistë për të ardhmen e tyre”, shkruan Kadri Veseli.

SHPËRNDAJE