Apple ka lansuar sot versionin iOS 13.1.1 vetëm tre ditë pasi që e kishte bërë përditësimin 13.1 Ky përditësim rregullon gabimet sikur ajo e shpenzimit shumë të shpejt të baterisë, njohjen e Sirit, një rregullim të problemit të restaurimit dhe më shumë.
Një javë pasi që është lëshuar publikisht iOS 13, Apple rregulloi disa probleme, prezantoi inovacione të reja që ishin larguar para lansimit të iPhone’it.
Tani Apple ka bërë edhe një përditësim tjetër, iOS 13.1.1, vetëm tre ditë pas iOS 13.1.
Këto janë problemet që do të zgjidhë përditësimi i ri:
- Rregullon problemet që mund të ndikojnë në back-up.
- Adreson problemet që mund të shkaktojë shpenzimin më të shpejtë të baterisë.
- Rregullon problemet që mund të ndikojnë në njohjen e zërit nga Siri.
- Rregullon një problem ku sugjerimet në kërkime tek Safari mund të ri-mundësohen pasi që të ndalen.
- Rregullon një problem të sigurisë për tastiera të aplikacioneve