Medvegjë, 29 tetor -Para dy oreve ne Medvegjë eshte plagosur rende nje i ri shqiptar (34-vjeçar) nga policia serbe ne rrethana ende te panjohura. Sipas burimeve te agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” i plagosuri eshte Milazim Murati nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës. Sulmi ka ndodhur në nje mal, ne brezin kufitar Serbi-Kosovë, ku Milazimi ishte ne vendin e punes, si roje pylli.
Plagosje e te riut shqiptar nga policia serbe e ka konfurmuar edhe z.Florim Sahiti këshilltarit Komunal të Medvegjës.
Megjthse rasti i plagosjes se te riut shqiptat edne nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nga autoritet serbe, nje gje eshte e sigurt se i plagosuri eshte transportuar ne urgjence drejt spitalit te Gjilanit e më pas drejt QKUK-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë teje të rënda.
Do theksuar se Milazim Murati deri në vitin 2016-të, kishte jetuar në Gërbac të Medvegjës, ndërsa para tre vjetë është shpërngul drejt Komunës së Kamenicës.