Medvegjë, 29 tetor -Plagosjen e shqiptarit nga Medvegja nga policia serbe permes agujencise se lajemeve “Presheva Jonë” e kane denuar ashpër kreu i KKSH-së si dhe autoritet lokale te Medvegjës. Pos kryetarit të KKSH-së  Ragmi Mustafa, lidhur me ngjarjen e tmerrshme ne Medvegjë, ka reaguar edhe këshilltar ne Kuvendin komunal ne Medvegjë i cili duke denuar ket rast ai ka kerkuar nga autoritet vendore te ndriqojne rastin.

 

Medvegja njfton OSBE dhe BE në Beograd dhe Bruksel per vrasjen e te riut shqiptar nga policia serbe

Résultat de recherche d'images pour "ragmi mustafa"Para dy orëve në Medvegjë është plagosur rëndë një i ri shqiptar (34-vjeçar) nga policia serbe në rrethana ende të panjohura. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” i plagosuri është Milazim Murati nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës. Sulmi ka ndodhur në një mal, në brezin kufitar Serbi-Kosovë, ku Milazimi ishte në vendin e punës, si roje pylli. Plagosja e të riut shqiptar nga policia serbe e ka konfurmuar edhe z.Florim Sahiti  këshilltarit Komunal të Medvegjës.

Megjthëse rasti i plagosjes së të riut shqiptar ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritet serbe, një gjë është e sigurt se i plagosuri është transportuar në urgjencë drejt spitalit të Gjilanit e më pas drejt QKUK-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë tejet të rënda.

Skënder Fetahu, mjek kujdestar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka bërë të ditur gjendjen e 34 vjeçarit Milazim Murati, nga Medvegja që u plagos nga policia. Mjeku Fetahu per “Pesheva Jonë” ka deklarar se i riu shtar nga Medvegja  është në kujdes intensiv të mjekëve dhe per momentin eshte jashtë rrezikut për jetën.

Plagosjen e shqiptarit nga Medvegja nga policia serbe kane denuar ashpër kreu i KKSH-së si dhe autoritet lokale te Medvegjës. Keshtu Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar lidhur me ngjarjen e tmerrshme të Medvegjës, ku ka mbetur i plagosur rëndë, Milazim Murati.

“Një lajm sa i hidhur po aq i tmerrshëm. Plagoset i riu Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës, nga autoritet policiore. Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti”, ka thene Ragmi Mustafa për agjencine elajemeve “Presheva Jonë”.

Résultat de recherche d'images pour "muharrem salihu"Po ashtu rreth rastit ne fjale ka reaguan edhe Muharrem Salihu, këshilltar ne Kuvendin komunal ne Medvegjë i cili duke denuar ket rast ai ka kerkuar nga autoritet vendore te ndriqojne rastin dhe te nderrmeren masa adekuate. Për lagosjen e te riur shqiptare nga Medvegja sipas Salihut, janenjoftuar edhe autoritet nderkomëretare OSBE dhe BB ne Beograd dhe Bruksel.

Mësohet se 34 vjeçari Milazim Murati edhe më parë kishte pasur probleme me policinë serbe, pikërisht në vendin ku gjatë ditës së sotme ka ndodhur ngjarja. Si pasojë e këtyre problemeve, qe disa vite ai me familjen është shpërngulur për në Kamenicë. Milazim Murati deri në vitin 2016-të, kishte jetuar në Gërbac të Medvegjës, ndërsa para tre vjetë është shpërngul drejt Komunës së Kamenicës.

SHPËRNDAJE