Preshevë, 24 dhejtor -Zgjedhja e gazetarit te mironjohur Nefail Maliqit ne krye te Shoqates Nderkombëtare qe tubon mbi 200 gazetare boteror ne Gjeneve eshte mirëpritur jo vetem nga kolege evropian por edhe nga radhet e autoriteteve shqiptare ne Luginen e Presheves. Pas urimit te djeshem nga kyreatri i Preshves Sami Salihut, sot kane vazhduar urimet tjera nga Bujacoa ne adrese te gazetarit ton në Gjenevë
Keshtu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustaf a me seli ne Bujanoc z.Ragmi Mustafa ka pershendetur dhe uruar zgjedhjen e z.Maliqi në krye te kesaj shoqate te Gazetarëve botëror në Gjenevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
“Vlerësojmë lartë angazhimet e gazetarit preshevar në Zvicër dhe kontributin për fushën e informimit dhe gazetarisë. Njëkohësisht përgëzojmë përzgjedhjen e tij në kuadër të Shoqatës prestigjioze të Gazetarëve ndërkombëtare dhe i urojmë punë të mbarë. Kjo tregon për potencialin e padiskutueshëm edhe në sferën gazetarisë të Luginës së Preshevës. Ai keto dy decenie te fundit nga selia e OKB-së ka bere shume ne sensibilizimin e ceshtjes kombetare ne pergjithsi ne arene nderkombëtare, duke mos harruar ketu edhe Luginen e Preshevës. Te lumte Nefail, Lugina krenare me ju!..”, thuhet ne fund te urimit te kryetarit te KKSH-së Ragmi Mustafa derguar gazetarit tone ne Gjenevë, Nefail Maliqit.