I pari shqiptar nga Kosova në historinë 108 vjeçare të Vatrës që bëhet kryetar i Vatrës
Detroit MI : Federata Panshqiptare Vatra, një nga organizatat më të vjetra e më të njohura në ShBA sot në Detroit – Michigan ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia dhe drejtuesit e rinjë të kësaj organizate shqiptare me seli në Nju Jork, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Në këtë Kuvend u ndanë mirënjohje aktivistëve dhe anëtarëve të devotshëm të Vatrës dhe u zgjodh Kryetari i i ri saj. Ai ështeë Elmi Berisha një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë i cili tash e sa vjet jeton e vepron në Nju Jork. Dhe i pari shqiptar nga Kosova, që bëhet kryetar i Vatrës në 108 vjet të saj.
Berisha u zgjodh me vota unanime nga anëtarë te Kryesisë ndërkaq për kryetar nderi i zgjodh Agim Rexhaj, nënkryetar i kahershëm i Vatrës dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, i cili u « tërhoq » nga kandidimi për kryetar gjatë Kuvendit .
Vatra është themeluar nga Fan Noli e Faik Konica më vitin 1912. Prej atëherë kjo organizatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e cështjes shqiptare në Kongresin dhe diplomacinë amerikane dhe ka ruajtur traditën dhe historinë e shqiptarëve në mërgim.