Ishte gazeta “Bota sot”, e cila zbuloi një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama së bashku me gazetarin Baton Haxhiun dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Kryeministri shqiptar po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, por gazetari Haxhiu nuk dihet se në çfarë cilësie është atje.
Megjithatë, prof. Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, po kërkon largimin e menjëhershëm nga jeta politike dhe publike të këtyre njerëzve.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografinë e njëjtë e titullin “Rama dhe Haxhiu me mentorin e tyre Lavrov!!!”
Sipas tij, rruga e shqiptarëve është vetëm ajo euroatlantike dhe kurrsesi ajo ruso-serbe.
Postimi i plotë:
Rusofilët, Rama dhe Haxhiu me mentorin e tyre Lavrov!!!
Rama “lideri global” pasi e bëri Shqipërinë “Zvicër” tani nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse ta sjellë paqen mes Ukrainës dhe Rusisë!!!
Rruga e Shqiptarëve është vetëm ajo euro-atllantike dhe kurrsesi ajo serbo-ruse.
Kërkohet largimi i menjëhershëm nga jeta politike dhe publike e këtyre njerëzve të shitur.