28 vjet nga Referedumit 1-2 Marsit 1992 per bashkim me Kosoven. Pas tri deceniesh Lugina e Presheves me afer Beogradit se sa Prishtinës. Lideret e perkujtojn sa për sy e faqe me deklarata, sikur te ishte vdekur ky akt histroik gjithpopullor (?!) turpi ska skej!..
Preshevë, 1 mars -Më 1 dhe 2 mars shënohet 23 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën. Fatkqesia me e madhe në Presheves eshte se lideret Referendumin 1992 apo “Bashkimin me Kosovë” sikur edhe emrin “Kosova Linodre” e perdoren per fushata, te cilet ne Beograd keto vise i quajne “Juzna Srbija”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Referendumi i marsit 1992 po vazhdon te mbetet një këmbanë për shqiptarët në Serbi kurse per lideret shqiptare vetem fushate!
26 vite më parë me 1 dhe 2 mars të vitit 1992 kur ne Kosove zihej poltika e perghatitjem lufta, edhe Lugina e Presheves nuk rrinte “gafil” ajo kishte organizimin politik. Pos aktivistëve tjerë në këtë organizim të veprimtarisë kombëtare nuk mungoi kontributi i prof. Ibrahim Kadriut, si Kryetari Kuvendit të Referendumit, Ibrahim Kadriu, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Data 1 dhe 2 mars 1992 është shënuar fort në kujtesën e shqiptarëve në Serbi. Banorët autoktonë në tri komunat shqiptare në jug të Serbisë: Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, në kushte shumë të rënda, ja dolën të organizojnë një referendum popullor, ku pyetja që ju parashtrohej lidhej drejtpërdrejtë me vullnetin e tyre për t’u bashkuar me Kosovën, në atë kohë ende krahinë e ish-Jugosllavisë.
Jonuz Musliu thoshte: Referendumi eshte shprehje e vullnetit dhe nje e drejte legale e popujve autokton, te garantuar nderkombëtarisht, rrespektivisht nga karta e OKB-së
I ndjeri Jonuz Musliu, si kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, njeheresh drejtor i Këshillit Politik të UÇPMB-së, duke ngjallur kujtime nga kjo ngjarje me rëndësi historike ne intzervsiten e fundit për agjencine e lajemeve “Preshev a Jonë” kishte deklaruar se “Lugina e Preshevës, e ka dhënë verdiktin për bashkim me Kosovën” “Pavarësisht deklaratave provokative, të zyrtarëve serbë, edhe ata e dinë se Lugina e Preshevës, ka kaluar nëpër disa procese, të cilat kanë dëshmuar verdiktin e popullit për bashkim me Kosovën, pjesë integrale të së cilës kanë qenë gjithmonë gjatë historisë”.
Musliu ne vazhdim pohoi se “Po ua përkujtoj Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkim me Kosovën, pastaj lufta çlirimtare e UÇPMB-së, Marrëveshja e Konçulit dhe Platforma politike e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së vitit 2006”.
“Referendumi eshte shprehje e vullnetit dhe nje e drejte legale e poujve autokton, te garantuar nderkombëtarisht. Edhe Referendumi i shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës i mbajtur me 1-2 mars 1992 eshte legjitim dhe garanton paqe dhe stabilitet mes Lugines se Preshevës dhe Serbisë dhe mbare rajonit qe Serbia herdo kurdo duhet ta njoh..” ka thëne Musliu duke shtuar se Referendumi gjithpopullor 1992 si villnet i popuzlltaes e garanton edhe Karta e OKB-së dhe ajo e Helcinkit te drejten legjitime per vetendsoje per popujt autokton.
Prof. Ibrahim Kadriu: Sjelljet e liderve te Lugines se Presheves Referedumin gjithpopullor te vitit 1992 jane arrogante te cilet po bejne neperkembje me vullnetin e shqiptareve ne Kosoven Lindore duke shkelur mbi gjakun e deshmoreve te UCPMB-së kur dihet se pse ata luftua dhe rane ne frontet e luftes
Meritat e profesor Ibrahim Kadriut jane te medha për Referendumin e 1-2 marsit 1992, kur ne ate kohe ky akt politik ishte mbajtur nen tytat dhe tanket e policise serbe, kurse sot liderët tane nuk jane në gjendje te zbatojne vullnetin e popullit shqiptar prej nga kekrtojne vota per cod kater vjet ?! Kjo ndryshe eshte edhe neperkembje e vullnetit te
shqiptareve ne Kosovne lindore dhe shkelin mbi gjakun e deshmoreve te UCPMB-së kur dihet se pse ata luftua dhe rane ne frontet e luftes, ka thëne prof.Ibrhaim Kadriu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Njëzet e tete vjet më vonë, në kujtim të kësaj vlere politike, Kryetari Kuvendit të Referendumit, prof.Ibrahim Kadriu, i dëshpëruar dhe zhenjnyer tej mase me lideret e Preshevës për mosjetësimin e aktit më të lartë të vullnetit të popullit, sqaron se referendumi nuk është thjeshtë një akt politik.
Me anashkalimin e Referendumit, liderët e Preshevës tradhtuan popullin dhe shkelën mbi gjakun e deshmorëve të UCPMB-së, ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” sociologu i njohur nga Lugina prof. Ibrahim Kadriu, njeriu numer dhe arkitekt i Referendumit te 1-2 marsit 1992 i cili ishte edhe kryetar i këtij procesi historik. Sipas prefesor Kadriut ne Presheve nuk ka lider serioz, por misterioz, kolltukgjinj dhe e manipuluar. Keta lidere te cilet Luginen e Preshves ne Boegrad e qujane “Serbi Jugore” (“Juzna Srbija”) e në Prishtine “Kosova Lindore” merre me mend pasi harruan Referendumin e viti 1992, Presheva, 10-vjetorin e pamvaresise se Kosovës e priti me flamur te Serbisë?! Per mje shume mund te ndiqni videon poshte ku ne nje interviste ekskluzive per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” flet sociologu i njohur preshevar prof. Ibrahim Kadriu, Kryetari Kuvendit të Referendumit.