Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë kryengritjen e familjes Jashari, duke thënë se ata I dëshmuan botës që në emër të Zotit, Atdheut e Republikës, sakrifikohemi të gjithë.

Në një status në rrjetin social në Facebook, Haziri e ka vlerësuar lartë edhe figurën e Bekim Jasharit, djalit të heroit Hamëz Jashari, që aktualisht është kryetar i Skënderaj, transmeton Mediafokus.info.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

Në ditën e dëshmorëve, gjunjëzohemi para familjes Jashari, që në emër të mbrojtes se pragut të shtëpisë, u kryengritën në rezistencë të armatosur për t’i dëshmuar botës që në emër të Zotit, Atdheut e Republikës, sakrifikohemi të gjithë. Më pas, u kryengrit e gjithë Kosova. U fitua Liria e Pavarësia. Të falëmnderit Bekim Jashari që po dëshmon besimin në Zot, Atdhe e Republikë.

Meqë jemi në vigjilje të Ditës së Mësuesit, respekt maksimal për Shaban Jasharin (hero i Kosovës), Makfire Vokshin, kryetare e parë e Forumit të Gruas së LDK’së në Gjilan, Musa Qerimin, kryetar i parë i LDK’së në Gjilan, Naim Shaqirin, veprimtar, profesor e humanist që ndërroi jetë të mërkurën dhe mijëra arsimtarë e profesorë, të cilët, në një kohë të pakohë, na mësuan se si duhet atdheu!

SHPËRNDAJE