Artan Behrami, këshilltar politik i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Twitter ka shkruar se Kosova nuk ka nevojë për emërime, të cilat e qetësojnë Serbinë dhe e poshtërojnë Kosovën.
“Sinqerisht, vetëm emërimi i juaj mund të ishte më i keq se Lajçak. Të qetësosh Serbinë dhe ta bësh Rusinë të lumtur nuk është qëllimi ynë. Ne thjesht po kërkojmë dikë të paanshëm si ndërmjetës”, ka shkruar Behrami.
BE-ja tashmë ka propozuar ish-ministrin e Sllovakisë, Miro Lajçak, si të dërguarin në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.