Një mashkull nga Bujanoci i moshës 55 vjeç, sot edhe zyrtarisht u konfirmua me koronavirus. Aktualisht, ai është në gjendje stabile, dhe është i shtrirë në repartin e Infektivës të Spitalit të Vranjës, ka deklaruar drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dr.Lela Jovanovic.
“Të premten në mëngjes, një rast i ri i infeksionit COVID-19 u konfirmua në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc. Shërbimi i Sëmundjeve Infektive do të marrë të gjitha masat e nevojshme. Vendbanimi i pacientit do të dezinfektohet, dhe personat me të cilët është kontaktuar janë izoluar në përputhje me procedurën e përcaktuar nga shërbimi kompetent infektologjik nga Vranja. Kjo është gjithçka që mund të them në këtë moment, ka deklaruar Dr. Lela Jovanovic për portalin “Bujanovacke”.
Deri më 2 prill, 31 persona vdiqën në Serbi me një moshë mesatare prej 62,3 vjet, ndërsa numri i të infektuarve është 1.171 persona./LuginaLajm/