Nëna e Rita Orës, Vera, ka marrë lëvdata nga vajza e saj, pasi vendosi të kthehej në vijën e parë të fronit në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Revista Hello! Ka bërë të ditur se Vera Sahatçiu, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe pastaj psikiatre e kualifikuar (por që ishte pensionuar para disa vitesh), do të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore dhe do t’u ndihmojë grave perinatale (shtatzënave dhe nënave të reja) që janë të ekspozuara nga ndaj COVID-19.

“Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, mirëpo kjo pandemi e ka bërë vërtet një superheroinë në sytë e mi. Ajo është aq e guximshme dhe ka përjetuar aq shumë në jetën e saj, mirëpo zemërgjerësia për t’u ndihmuar të tjerëve, thjesht e vulos atë që është në gjendje të bëjë nëna ime”.

“Jam shumë e lumtur që këtë gjë tash e sheh edhe pjesa tjetër e botës”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se të gjithë punëtorët shëndetësore janë heronjtë e saj.

SHPËRNDAJE