Legjenda e futbollit portugez, Cristiano Ronaldo, 35 vjeç, gruaja e tij Georgina Rodriguez, fëmijët, mamaja Dolores dhe vëllai Hugo janë në karantinë së bashku në shtëpinë e pabesueshme të yllit të Juventusit, në Madeira.
Rezidenca shtatë-katëshe në Funchal, vend nga i cili është me origjinë Ronaldo, përfundoi punimet verën e kaluar – katër vjet pasi ish-ylli i Manchester United bleu një depo dhe e shndërroi atë në këtë vendbanim luksoz, shkruan The Sun.



Besohet se Ronaldo shpenzoi rreth shtatë milionë funte (afro 7.98 milionë euro) për të rikuperuar shtëpinë e ëndrrave, me pamje nga deti, si dhe benefitet tjera luskoze përfshirë dy pishinat me madhësi olimpike, xhakuzi dhe një fushë futbolli.


Historiku i ndërtesës nga zero

Në vitin 2015, Ronaldo bleu ndërtesën, pranë Hotelit luksoz “Savoy”, që ndodhet në hyrje të portit të Funchal, nga stilisti vendas Nini Andrade Silva për një shumë të paditur.
Para kësaj, ishte depoja ku ishte vendosur Diário de Notícias da Madeira, gazeta lokale “Madeira”.



Ndërtesa kishte gjithashtu një klub nate të famshëm të quajtur ”Bar/Club Noir”.

Por Ronaldo ishte i bindur se ai do ta shndërronte atë në një pronë të ëndrrave.
Në vitin 2019, kur puna përfundoi dhe ndërtesa u rikonstruktua, ai u zhvendos me nënën dhe vëllanë e tij Hugo, i cili gjithashtu administron Muzeun e tij “CR7”.



Nuk dihet se sa dhoma gjumi dhe banjo ka prona, megjithatë ka katër kate mbi tokë – dhe në dy të parat qëndrojnë Ronaldo, Georgina dhe fëmijët e tyre.
Në çati do të gjeni një nga pishinat, të cilat Ronaldo u këput duke e shijuar gjatë karantinës nga një prej tarracave të tij.
Ekzistojnë dy palestra, të cilat Ronaldo i ka përdorur gjerësisht për të kryer ushtrimet këto ditë, madje edhe një fushë e vogël futbolli, nëse ai dëshiron të zhvillojë ndonjë ndeshje me Cristiano Jr.

Me pamje nga porti i lundrimit të Funchal, peizazhi skenik dhe ajri i detit sigurisht ndjehet kur familja Ronaldo është atje për paqe dhe rehati.
Ndërsa ishte në karantinë gjatë krizës së coronavirusit, Georgina ka treguar përmes Instagramit disa nga pamjet mahnitëse të rezidencës së tyre luksoze.



Pse ai është këtu?

Me pezullimin e Serie A për shkak të COVID-19, Ronaldo iu dha leja nga Juventusi për të shkuar në Madeira për të ndihmuar mamanë e tij, Dolores.
Në fillim të marsit ajo pësoi një goditje në tru dhe futbollisti me famë botërore fluturoi menjëherë me aeroplanin e tij privat për të qëndruar pranë nënës së tij
Kur e vizitoi atë në Spitalin Dr Nelio Mendonca, përpara se ajo të transferohej në një spital privat, ai u tha se kishte vënë një maskë mbrojtëse, veshje dhe doreza pasi u zbulua se një nga shokët e tij të ekipit kishte dalë pozitiv me coronavirus

SHPËRNDAJE