Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nuk janë penduar aspak që kanë votuar pro rrëzimit të qeverisë.
Sipas tij, koalicionit VV-LDK është dashur t’u jepet mundësi qeverisëse, në mënyrë që të kompremetoheshin, ashtu siç filluan, me të gjitha premtimet që kanë bërë.



“Është dashur t’i jepej një mundësi këtij koalicioni që premtimet t’u dilnin mashtrim, si Vetëvendosja po thotë që patëm me ba namin po nuk na lanë”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.
“Ne nuk besuam se një parti politike në Kosovë do të arrinte ta vinte në pikpyetje shtetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli.

SHPËRNDAJE