Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kujdestar i Qeverisë derisa të formohet qeveria e re.

“Kryeministër e ka emrin por ai vetëm është kujdestar i Qeverisë derisa të formohet qeveria e re që do ta ketë një kryeministër të vërtetë.

E kryeministri i vërtetë është ai që ka 61 vota të deputetëve dhe ky nuk i ka. Një kryeministër i cili është i dorëhequr apo shkarkuar duhet të merret vetëm me çështjet të cilat kanë të bëjnë me minimumin e nevojshëm të kapacitetit ekzekutiv”, ka thënë ai.

Sot është vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme e propozuar nga PDK-ja për Pakon Emergjente.

SHPËRNDAJE