Rezultatet në Serbi nuk janë të këqija, përpara nesh eshte edhe nje një javë tjetër e vështirë , pas së cilës virusi fillon të dobësohet, tha Dr. Predrag Kon në programin e mëngjesit të TV Prva.
“Java e pestë ka kaluar dhe kjo është e rëndësishme dhe kemi shkuar relativisht mirë,” thotë Dr.Kon.
Filloi me njoftimin se do te kete raste te shumta te infektuar, por për fat të mirë – për shkak të masave të marra, nuk ndodhi.
Siç u tha rezultatet nuk janë të këqija.
“Ne kemi mbaruar gjysmën e parë, tani na kane mbetur mbetur edhe 5 javë, dhe vetëm java qe do te vij do të jetë e vështirë, dhe është e rëndësishme që të mos bëjmë ndonje gabim qe te infektohemi perseri”, thotë Dr.Kon.
Pas javës së gjashtë dhe periudhës para nesh, bazuar në përvojën tone, virusi fillon të dobësohet dhe rreziku i tij zvogëlohet.
Është e rëndësishme t’i përgjigjemi menjëherë ambienteve ku janë zbuluar rastet me korona virus. Secili institucion mjekesore ku jane zbuluar rastet te dezinfektohet menjëherë.
Dr Kon deklaron se tani është koha për optimizëm, është e nevojshme të durojmë javën e gjashtë, por gjysma e dytë po na pret.
“Pjesa e dytë po na pret, ne po udhëheqim, por loja gjithnjë luhet deri në fund,” thotë ai.

SHPËRNDAJE