Lehtësimi i kufizimeve ka çuar në një valë të dytë shpërthimi me koronavirus. Duket sikur ishulli verior i Hokkaido në Japoni po fillon të përjetojë saktësisht atë që kishin parashikuar shumë epidemiologë, pas shtypjes së suksesshme të një shpërthimi fillestar, lehtesimi i kufizimeve duket që po e përkeqëson situatën.
Sipas BBC, Hokkaido ishte vendi i parë në Japoni që u godit keq nga virusi.Në mes të shkurtit guvernatori shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, shkollat u mbyllën dhe njerëzit u nxitën të qëndronin në shtëpi.
Mbyllja goditi në mes të sezonit të skive, koha më e keqe e mundshme. Por izolimi funksionoi dhe deri në mes të marsit shkalla e infeksionit kishte rënë në një numer te vogel infeksionesh në ditë.
Në fund të marsit shkollat u rihapën dhe jeta në Hokkaido filloi të kthehej në një lloj normaliteti.
Por tani vetëm dy javë më vonë është shpallur një gjendje e re e jashtëzakonshme.
Në fund të javës së kaluar, infeksionet e reja ishin rritur në mes 15 dhe 20 në ditë që është më e lartë se gjatë valës së parë në shkurt. Shkollat janë mbyllur përsëri dhe njerëzve iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi.
Hokkaido nuk është vetëm natyrisht – Tokio, Kanagawa, Osaka dhe gjashtë prefektura të tjera tani janë gjithashtu nën një gjendje të jashtëzakonshme. Në të gjithë Japoninë ka tani afro 8,000 raste të konfirmuara me Tokio që është epiqendra.