Bashkëatdhetari kosovar Luan Zuka u bë i njohur dy ditët e fundit, ku tha se kinse ai kishte dërguar 50 mijë euro në fondin e hapur nga Qeveria e Kosovës në largim për luftimin e pandemisë COVID-19 e cila ka kapluar botën, shkruan Gazeta NewBorn.
Zuka, ka thënë se as ai nuk i ka dërguar 50 mijë euro e as i biri tij i tij Liriton Zuka nuk i ka dërguar 70 mijë euro.
Zuka në një prononcim ekzkluziv ka thënë se nuk ka dërguar para dhe se emri i tij është keqpërdorur.
”Nuk kam dërguar para as unë e as biri im. Është duke u keqpërdorur emri im dhe familjes sime. Jnaë manipulime” u shpreh Zuka ekskluzivsht për Gazetën NewBorn.
Bashkëatdhetari Zuka i cili jeton bashkë me familjen e tij në Geroswild të Zvicrës u shpreh se emri i tij dhe familjarëve të tij po keqpërdoret.
Ndryshe grupe dhe faqe që mbështesin Albin Kurti kishin mrr hov duke publikuar kinse flet-dërgesën që ishin dërguar në fondin e hapur ditë më parë/Gazeta NewBorn/

SHPËRNDAJE