Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Ditën e Eksodit Shqiptar, duke thënë se kriminelët serbë po vazhdojnë të jenë të lirë dhe të trajtohen si heronj në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë duke i amnistuar kriminelët serb.

Gjithashtu, Thaçi sot ka përmendur mikpritjen shqiptare në rajon për të cilën tha se Kosova do të jetë çdo herë mirënjohëse.

Postimi i plotë:

Mbi një milion shqiptarë, 21 vjet më parë, u dëbuan me forcë nga Kosova. Shteti i Serbisë në mënyrë mizore kreu mbi 400 masakra në Kosovë. Mbi 13 mijë civilë u vranë, nga të cilët rreth 1300 ishin fëmijë, si dhe mbi 20 mijë gra shqiptare u dhunuan.

Sot kur shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar, i kujtojmë me pikëllim të thellë të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Kriminelët serbë, fatkeqësis ht, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të trajtohen si heronj në Serbi. Kurse, drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë, duke i amnistuar këta kriminelë!

Në Ditën e Eksodit Shqiptar, përderisa kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur, kujtojmë edhe mikpritjen shqiptare kudo në rajon, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, për të cilën do u jemi përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që na i hapët zemrat dhe dyert e shtëpive tuaja në ditët më të vështira për popullin tonë! 

SHPËRNDAJE