Presidenti i Dhomës së Mjekëve në Gjermani, Klaus Reinhardt ka humbur durimin me qeverinë e vendit e tij. Edhe pse kjo e fundit thotë se e ka situatën nën kontroll, mjeku thotë se masat e kufizimit duhen liruar edhe përpara 3 majit.
Nuk ka asnjë arsye, as shkencore dhe as mjekësore për të vazhduar kufizimet. Në këtë moment nuk ka asnjë të dhënë që spitalet po tejmbushen”, thekson ai.
Duke u treguar i ashpër me politikanët, ai thotë se po vdesin ndërkohë të tjerë njerëz. Reinhardt u bëri thirrje mjekëve që të vazhdojnë të vizitojnë njerëzit që shfaqin sëmundje të tjera
Ka një numër të madh të sëmurësh kronikë që nuk po paraqiten në klinika, edhe pse duhej ta bënin këtë,” tha ai.
Numri i pacientëve me goditje në tru dhe atak kardiak nëpër klinika po shënon rënie.
“Këta njerëz frikësohen nga spitalet për shkak të frikës se mos marrin infeksionin e koronës,” tha ai.
Këshilla e tij për qytetarët është kjo: “Në rast se keni dhimbje të forta ose shenja të sëmundjeve të rënda, si apendisit apo simptoma të goditjes në tru ose sulmit në zemër, ju lutem këshillohuni me një mjek”.