Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen një nisme për t’ju ndihmuar nxënësve që nuk kanë s smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit, pasi që në kohë pandemie mëzimi po zhvillohet online.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se duke marr parasysh urgjencën e krijuar tani, nuk duhet të lihet asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji.

“Prandaj e kemi një ide të solidaritetit. Në qoftë se keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional por që nuk e përdorni atëherë dhurone atë pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi me mësu”.

Kësaj nisme iu bashkua vetë Ahmeri duke dhuruar një smartphone, si dhe disa persona të tjerë.

“Po e filloj unë që e kam një smartphone që nuk e përdori, është funksional. Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala më informoi që edhe ajo po e dhuron një të tillë. Sara Habipaj e Këshillit të Prindërve në Dardani u ofrua menjëherë edhe për një pajisje. Adrian Berisha po e jep një laptop që nuk e përdorë”.

“Të tregojmë se Prishtina është një. Në qoftë se keni një pajisje të tillë dërgone një email në [email protected] me temen Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa dhe specifikoni llojin e pajisjene do të organizojmë marrjen e pajisjes. Emri i juaj do të publikohet në listen e donatorëve për këtë kauzë kaq të rëndësishme” ka shkruar Ahmeti.

SHPËRNDAJE