Përveç pushimeve, vera për shqiptarët paraqet edhe kohë dasmash, pasi përveç kohës së mirë, është edhe kohë kur bashkohen familjarët të cilët jetojnë jashtë dhe ata brenda vendit.
Por, pandemia globale i ka ndryshuar gjërat. Grumbullimi i shumë njerëzve në një vend, është rreziku kryesor i pandemisë, dhe dasmat paraqesin rrezik të madh.
Pikërisht për këtë temë, mbrëmë në emisionin Opinion ka folur ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi i cili ka thënë se coronavirusi me shumë gjasa do të shtyjë dasmat në Shqipëri për këtë vit.
Sipas tij, dasma të modelit tradicional është e vështirë që të ketë. Kjo sepse sipas tij ato janë evente ku është e pamundur që të ruhet distanca sociale.
Përveç rrezikut nga përhapja e virusit, dasmat e modelit të kaluar do të jetë e vështirë të mbahen edhe shkaku se ato kanë goxha kosto, e gjendja ekonomike pas pandemisë, pritet të mos jetë lehtë e përballushme për kushtet ekonomike.
“Dasma ka po me kushtet e koronavirusit. Dasëm dasëm do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia. Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje. Do jetë shumë e vështirë të hapen sepse janë gjëra masive të vështira të kontrollueshme janë aktivitetete ku nuk respektohen distancat”, ka thënë ai.