Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës sot ka marrë një vendim për ndarjen e 500 mij eurove për tri komunat shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Në lidhje me këtë akordim, për “Presheva Jonë” ka folur kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve z. Ragmi Mustafa i cili ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë hap të ndërrmarrë nga qeveria ne Kosovë.

“Si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar mirëpres dhe përshëndes vendimin e Qeverisë në detyrë me bindjen se do të realizohet e konkretizohet shumë shpejtë.

Ky është ndër vendimet më serioze për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Qeveria në detyrë ditë më parë u interesua për modalitetet administrative dhe teknike për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me rastin e pandemisë Covid-19. Pas një kohe që ishim drejtuar me kërkesa zyrtare.

Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës, po edhe dhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme, në drejtim të institucionalizimit të mbështetjes së vazhdueshme politike, administrative e buxhetore, të realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast, Qeveria në detyrë ka ndarë mjete në masë prej 0.021% për Luginën e Preshevës nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Ashtu siç është fakt noter Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar vazhdimisht, qoftë nga Qeveria e Republikës së Kosovës qoftë nga Republika Shqipërisë të jetë pjesë e veçantë në linjat buxhetore në masë prej 0.02%-0.05% si mjete të rregullta për të fuqizuar institucionet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, është shprehur z. Mustafa.

SHPËRNDAJE