Një nismë interesant është inicuar nga disa të rinjë në Kosovë, të cilë ftojnë qytetarët që sonte prej orës 21:00 të dalin nëpër ballkonet e tyre dhe në mënyrë të organizuar ta këndojnë “Marshin e UÇK-së”.

Kësaj nisme janë duke iu bashkangjitur vazhdimisht numër i madhë i qytetarëve përmes grupit të formuar në facebook  e që janë nga e gjithe Kosova.

Siç mëson “Presheva Jonë”, këndimit të krenarisë së historisë më të re të popullit shqiptarë, pra UÇK-së, do të i bashkangjiten edhe qytetarët e Kosovës Lindore, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit e që jetojnë e punojnë në Kosovë.

Kjo edhe njëherë dëshmon se shqiptarët në lindje të Kosovës ndihen pjesë e Kosovës, ani pse i ndajnë kufijtë.

SHPËRNDAJE