Qeveria e Albin Kurti në pak ditë të jetës së saj në pushtet, jo vetëm që u kujdes ti dëmtoj marrëdhëninet Kosovë-SHBA, por ajo ka lënë edhe pa as një diplomat ambasadën e vendit tonë në Uashington.

Lufta frontale me deklarata ndaj qeverisë amerikane duke akuzuar të dërguarin e Presidneit Trup, Grenell për ndërhyrje në rënien e qeverisë nga kryeminitri Kurti, është shoqëruar me një iniciativë të ministry të jashtëm Konjufca për ta lënë Kosovën pa përfaqësim diplomatic në Uashington.

Sic mëson portali…..nga burimet brenda MPJ, pas ftesës së parë për ta tërhequr nga shërbimi i saj, Ambasadoren Vlora Citaku, ministri Konjufca është kujdesur që ti tërheq edhe të gjithë diplomatët e tjerë duke e lënë Ambasdën pa përfaqësim.

Diplomatet Modesta Imeri, Frymëzim Isufaj, Rron Dumoshi tashmë kanë marrë ftesat për kthim në Kosovë – një praktikë kjo e pazakontë që Ambasada të mbetet në mëshirën e stafit lokal dhe pa ndonje diplomat të akredituar pran shtetit nikoqir.

Të vetëm punonjës momentalisht në Ambasadë pos stafit lokal, janë vetëm atasheu i FSK dhe ai i sigurisë.

Këto lëvizje të menjëhershme të ministrit Konjufca në raport me ambasadën mësohet në Uashington, se nuk janë parë me sy të mirë as nga rrethet diplomatike në Amerikë.

SHPËRNDAJE